
Foto ilustruese
KAMZË – Një grua 64-vjeçare ka ndërruar jetë pasditen e sotme në Tiranë, në zonën e Babrrusë. Sipas njoftimit të Policisë, ajo është gjetur e pajetë nga shërbimi i Urgjencës në rrugën poshtë pallatit të saj.
Fqinjët kanë dyshuar se e moshuara aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i katit të dytë, ku ishte duke kryer punë shtëpie. Fatkeqësisht, shtetësja me inicialet P.Q ., nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.
Kamzë/Informacion paraprak
Më datë 25.10.2022, në Babrru, nga shërbimi i Urgjencës, është konstatuar pa shenja jete, në rrugë, shtetasja P. Q., 64 vjeçe.
Sipas të dhënave paraprake nga fqinjët, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i katit të dytë të banesës së saj, ku ishte duke kryer punë shtëpie.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.