
Foto ilustruese
VLORË– Një 57-vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko–Financiare, për tjetërsim pronash.
Policia njofton se është arrestuar shtetasi me iniciale K. Gj., 57-vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin e datës 22.10.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.
Ky shtetas dyshohet se ka falsifikuar dokumenta me qëllim përfitimin e pronësisë së një sipërfaqe toke në Himarë.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.