
TIRANË – Në seancën e sotme plenare që është duke u zhvilluar temë e diskutimit dhe debateve mes mazhorancës dhe opozitës është afrimi i zgjedhjeve lokale.
Në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Taulant Balla, u shpreh i bindur se në zgjedhjet e ardhshme, PS do të mund t’i fitojë të 61 bashkitë e vendit. Ai tha se për këtë gjë janë përgatitur.
Balla tha gjithashtu se për sa i përket propozimeve të bëra nga palët për çështje të caktuara, ato duhen rishikuar.
‘Teksa kemi bërë një vlerësim si ka ecur deri tani reforma, kemi arritur në disa konkluzione që do i japin përgjigje pyetjes a ka nevojë vendi tani për një ndarje të re. Biem të gjithë dakord që disa prej atyre propozimeve nuk merren në konsideratë. Po marr propozimin që keni bërë për bashkinë Lunik. Duhet të nisemi nga disa parime dhe mendoj se parimi themelor do kishte qenë “A ka qenë më parë bashki?” Kjo do s’kualifikonte disa propozime. Të copëtosh Vlorën në 3 pjesë nuk më duket një propozim që bën sens. Por nuk është kjo çështja. PD ka qeverisur në 17 bashki nga viti 2015-2019. PS qeveris sot në 60 bashki dhe duam t’i fitojmë sërish këto 60 bashki ndoshta dhe 61. Po, po, jemi bërë gati t’i fitojmë të 61. Do ta fitojmë dhe Shkodrën meqë dështoi ky i Foltores’, tha Balla ndër të tjera.