
ERSEKË – Kryeministri Edi Rama ditën e sotme është ndalur në Ersekë ku dhe ka zhvilluar një sërë takimesh me banorët e kësaj zone.
Në një bashkëbisedim që zhvilloi me të rinjtë, Rama foli për fenomenin e emigrimit të të rinjve shqiptarë jashtë vendit.
Kryeministri u shpreh se dhe ai vetë ka qenë emigrat, prandaj dhe nuk ja ndalon askujt ta provojë, mirëpo jo në rrugë ilegale dhe jo me idenë që Shqipëria nuk ka mundësi për ta.
“Unë kam qenë emigrat dhe e di për çfarë flas. Mua s’më ka dalë keq dhe nuk i them askujt mos e provoj, kjo është sipas njeriut, nuk ka të drejtë askush, shtet qeveri që duhet ti tregojë po ose jo, por kurrë me kontrabandistë dhe rrugë ilegale për të harzhuar të gjithë ato para dhe duke mos ditur ku përfundon, edhe kurrë me idenë që këtu nuk ka mundësi. Sot ne po aofrohemi gjysëm miliardi euro eksperote bujqësore që as nuk imagjinoheshin”, tha Rama.