
Foto ilustruese
DURRËS – Të tjera detaje janë zbuluar nga sasia e kokainës të kapur mbrëmjen e sotme nga aksioni i Task-Forcës në Portin e Durrësit.
Sipas asaj që ka transmetuar ‘BalkanWeb’, Droga është gjetur në një ngarkesë të ardhur në port ditët e fundit.
Dyshohet se droga është gjetur në një kontejner me banane që vinte nga vendet e Amerikës Latine. Paraprakisht dyshohet për 31 kg kokainë të sekuestruar.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e personave të përfshirë.