
DEVOLL – Një sherr në familje ka ndodhur në fshatin Braçanj të Devollit, ku dy bashkëshortë janë konfliktuar me njëri-tjetrin.
Policia njofton se dy bashkëshortët me inicialet D. T., dhe shtetësja me inicialet A. T., janë proceduar penalisht pasi dyshohen se kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj njëri-tjetrit.
Mbi ta rëndon vepra penale e ‘Dhunës në familje’.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin D. T. dhe për shtetasen A. T.(bashkëshortë), banues në fshatin Braçanj, Devoll, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj njëri-tjetrit.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.