
TURQI – Është rritur duke shkuar në 68 numri i personave që mbetën të lënduar nga tërmeti i sotëm në Turqi.
Më herët Bulqiza.info transmetoi se nga një tërmet me magnitudë 5.9 të shkallës rihter, të lënduar kanë mbetur 50 persona, ndërkohë që tashmë sipas mediave të huaja raportohet se numri i tyre është rritur me 18 persona.
Lëkundjet u ndien edhe në Stamboll, Ankara dhe pjesë të tjera të rajonit. Tërmeti zgjoi njerëzit nga gjumi dhe shumë prej tyre dolën në rrugë në panik pasi provinca edhe në të kaluarën ka përjetuar tërmete të fortë me shkatërrime shumë të mëdha.
Rreth 800 njerëz u vranë pasi një tërmet i fuqishëm goditi të njëjtin rajon më 12 nëntor 1999.
Në gusht të po atij viti, 17,000 njerëz u vranë nga një tjetër tërmet i fuqishëm që shkatërroi pjesë të tjera të Turqisë veriperëndimore.
Zyrtarët janë shprehur se rreth 80% e ndërtesave në zonë u rindërtuan ose fortifikuan pas vitit 1999, gjë që ndihmoi në minimizimin e dëmeve. Turqia është një nga shtetet më të rrezikuara nga tërmetet.
Lexo edhe: Tërmeti 5.9 ballë godet Turqinë, 50 persona mbeten të lënduar