
KAVAJË – Është shpërthyer me 70 kg eksploziv pak minuta më parë hoteli “Prestige Resort”, që ndodhet në bregdetin e Kavajës.
Objekti 7 katësh u shemb nga Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, duke hapur 730 vrima në trupin e 7 katëshit dhe kishte shtruar 4 000 metra linear fitil, për të lidhur 70 kilogramët e eksplozivit dhe për këtë forcat e xhenios punuan me intensitet edhe netëve për të arritur objektivin e kërkuar.
Shembja e objektit ka krijuar një re të madhe pluhuri, duke shkaktuar edhe dëme në banesat përrreth.
*Video: News 24
*Video: Abc News Albania