
KLOS – Zëvendëskryeministrja, njëherësh edhe ministrja e infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku ka qenë ditën e sotme në Klos.
Ajo i është bashkuar festivalit të këngëve të fëmijëve, një organizim i cili ka për qëllim nxjerrjen në pah të vlerave dhe talenteve të reja.
Balluku ka ndarë foto dhe video në rrjetet e saj sociale, duke uruar të gjithë fëmijët që u bënë pjesë e festivalit, dhe në veçanti ata të cilët u shpallën fitues.
‘E lumtur që ju bashkova festivalit të parë të këngës për fëmijët në Klos. Një organizim që meriton të gjithë vlerësimin e që nxjerr në pah talentin e të vegjëlve. Urime të gjithë fëmijëve që u bënë pjesë e festivalit, e në veçanti fituesit, për të gjitha performancat që na dhuruan. Detyra jonë mbetet kurdoherë mbështetja ndaj tyre’, shkruan Balluku në postimin e saj.