
Foto ilustruese
VLORË– Një 32-vjeçar është arrestuar nga Policia e Vlorës pasi ka qenë shpallur në kërkim për vrasje me dashje.
Shërbimet e Policisë organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Swift”, në kuadër të të cilit u kap dhe ndalua shtetasi në kërkim S. Z., 32 vjeç, banues në Panaja.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin e datës 15.03.2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve luftarake dhe i municionit”.
Shtetasi S. Z. dyshohet se më datë 03.03.2021, pas vrasjes së shokut të tij, shtetasit T. Gj., në lagjen “Bashkimi”, Vlorë, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit me të cilin janë larguar autorët, 2 prej të cilëve, H. J. dhe S. G., janë ndaluar më pas nga Policia.
Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.