
BULQIZË – Policia ka reaguar në lidhje me aksidentin tragjik të ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën e Arbrit.
Policia ka njoftuar se 3 persona kanë humbur jetën dhe 3 të tjerë kanë përfunduar në spital.
Mësohet se rreth orës 18:15, në aksin rrugor Fushë Bulqizë-Shupenzë, në vendin e quajtur ‘Ura e Gjoricës’, janë përfshirë në një aksident rrugor 2 automjete dhe për pasojë kanë humbur jetën në vendngjarje shtetasit me inicialet K. I., dhe M. I. si dhe ka humbur jetën në spital shtetasja L. I.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 18:15, në aksin rrugor Fushë Bulqizë-Shupenzë, në vendin e quajtur ‘Ura e Gjoricës’, janë përfshirë në një aksident rrugor 2 automjete dhe për pasojë kanë humbur jetën në vendngjarje shtetasit K.I., dhe M.I. si dhe ka humbur jetën në spital shtetasja L.I.
Gjithashtu janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital shtetaset F.I., K.M., dhe shtetasit M.L., E.L., pasagjer në automjete.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes po punon zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.