
BULQIZË – Janë zbuluar identitetet e të gjithë personave të përfshirë në aksidentin e mbrëmjen e sotme në aksin Bulqizë-Maqellarë, ku dy automjetet u përplasën me njëri-tjetrin.
Nga informacionet mësohet se si pasojë e përplasje, fatkeqësisht kanë ndërruar jetë shtetasit Kujtim Istrefi dhe Murat Istrefi, të dy vëllezër nga Maqellara, si dhe shtetsja Lulzime Istrefi, po ashtu nga Maqellara.
Ndërkohë që të plagosur kanë mbetur Mërgim Lazri 25-vjeç, Edison Lazri 20-vjeç, Kadrie Markeçi dhe Firuze Istrefi 56-vjeç.
Në aksident janë përfshirë dy automjet tip ‘Benz’ dhe ‘BMW’, ndërkohë që Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Lexo edhe: Dy vëllezër dhe një grua humbën jetën, dalin pamjet nga aksidenti i rëndë në Bulqizë
Lexo edhe: 3 viktima e 3 të lënduar, Policia jep detaje nga aksidenti i rëndë në Fushë-Bulqizë
Lexo edhe: Aksidenti në Gjoricë, dalin emrat e dy viktimave (Vëllezër)
Lexo edhe: Aksident i dyfishtë në Gjoricë-Fushë Bulqizë, dyshohet për viktima e të lënduar (Video)