
DIBËR – Një aksident automob9listik ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën e Arbrit, në afërsi të urës së Qeranecit.
Sipas informacioneve për mediet, mësohet se në aksident janë përfshirë dy makina, ndërsa paraprakisht raportohet edhe për viktima, por dyshohet se për fat të keq mund të ketë edhe të tjerë. Po ashtu raportohet edhe për të plagosur.
Dy autoambulanca dhe një zjarrfikëse janë nisur drejt vendit të ngjarjes.
*Video: News 24