
DIBËR – Detaje të reja janë zbuluar nga aksidenti i rëndë që ndodhi mbrëmjen e sotme në afërsi të urës Qeranecit në Rrugën e Arbrit.
Nga informacionet për mediet, mësohet se si pasojë e përplasjes së dy mjeteve, kanë humbur jetën 3 persona dhe kanë mbetur të plagosur tre të tjerë.
Mësohet se dy prej viktimave janë identifikuar si Kujtim dhe Murat Dehari, vëllezër, nga Maqellara.
Sakaq, në vendngjarje ndodhen dy ambulanca dhe një zjarrfikëse, si dhe policia e cila po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Lexo edhe: Aksident i dyfishtë në Gjoricë-Fushë Bulqizë, dyshohet për viktima e të lënduar (Video)