
TIRANË – Një ditë pasi kryeministri Rama njoftoi se në hapësirë janë lëshuar satelitët Albania 1 dhe Albania 2 ka reaguar ish-kryeminstri Sali Berisha.
Berisha e ka ironizuar këtë ngjarje, duke postuar një fotot nga shtëpia e kryeministrit Edi Rama, ku duken të montuar edhe dy satelitë.
Postimi i Berishës
Surreli shpallet “fshati Satelitor”!
Hapet Qendra Hapsinore e Fitimeve “Surrel 1, Surrel 2”! sb
Një ditë më parë në Florida u lëshua raketa Falcon 9, misioni i përbashkët i SpaceX Transporter 6 që transporton për në hapësirë edhe satelitët Albania 1 dhe Albania 2.
Rama ndau një video nga momenti, kur satelitët u lëshuan në hapësirë.
“Ja dhe kjo, u tha, u bë. Sapo është lëshuar nga Cape Canaveral, Florida raketa Falcon 9, misioni i përbashkët i SpaceX Transporter 6 që transporton për në hapësirë edhe satelitët tanë, Albania 1 dhe Albania 2”, shkruan Rama në Facebook.
Lexo edhe: Lëshohen në hapësirë satelitët ‘Albania 1’ dhe ‘Albania 2’, Rama: U tha u bë (Video)