
BULQIZË – Aksidenti i rëndë me pasojë humbjen e jetës së 3 personave, vëllezërve Kujtim Istrefit (Dehari) 57 vjeç, Murat Istrefi (Dehari) dhe 45-vjeçarjes Lulzime Istrefit (Dehari), bashkëshorja e viktimës Kujtim Istrefi ka ndodhur në aksin rrugor Bulqizë-Maqellarë në vendin e quajtur ‘Fusha e Gjoricës’.
Sipas njoftimit të Policisë, vëllezërit kanë humbur jetën në vendngjarje, ndërsa 45-vjeçarja Lulzime Istrefi (Dehari) ka ndërruar jetë në spital.
Gjithashtu janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital rajonal Diber, Mërgim Lazri 25-vjeç, Edison Lazri 29-vjeç, Kadrie Markeçi 19-vjeç dhe Firuze Istrefi 56-vjeç të cilët kanë qenë pasagjerë.
Bilanci i aksidentit me tre të vdekur.
- Kujtim Istrefi ( Dehari ) – 57 vjeç (Maqellarë – Dibër)
- Murat Istrefi (Dehari) – 76 vjeç (Maqellarë – Dibër)
- Lulëzime Istrefi (Dehari) – 45 vjeç (Maqellarë – Dibër)
Të plagosur:
- Mërgim Lazri – 25 vjeç (Bllatë e Epërme – Dibër)
- Edison Lazri – 29 vjeç (Bllatë e Epërme – Dibër)
- Firuze Istrefi – 56 vjeç (Maqellarë – Dibër)
- Kadrie Markeçi – 19 vjeç (Shupenzë -Dibër
Në aksident janë përfshirë 2 automjete.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes po punon zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Mësohet se benzi i bardhe tip 240-tsh po dilte nga Gjorica në rrugen kryesore me dy vellezrit dhe dy bashkëshortet e tyre, ndersa makina tjeter vinte nga Maqellara drejtim Shupenzës rruga pa sinjalistik dhe ndriçim ka shkaktuar dhe përplasjen fatale.
Gjendja e të plagosurve është jashtë rrezikut për jetën. Mërgim dhe Edison Lazri janë nisur për trajtim më të specializuar drejt spitalit të Traumës, pasi kanë fraktura të shumta. Në spitalin Rajonal të Peshkopisë po trajtohen Kadrie Markeçi dhe Firuze Istrefi 56 vjeçe kunata e viktimave e cila udhëtonte me mjetin Mercedez 240.
Lexo edhe: Dy vëllezër dhe një grua humbën jetën, dalin pamjet nga aksidenti i rëndë në Bulqizë
Lexo edhe: 3 viktima e 3 të lënduar, Policia jep detaje nga aksidenti i rëndë në Fushë-Bulqizë
Lexo edhe: Aksidenti në Gjoricë, dalin emrat e dy viktimave (Vëllezër)
Lexo edhe: Aksident i dyfishtë në Gjoricë-Fushë Bulqizë, dyshohet për viktima e të lënduar (Video)