
BULQIZË– Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Bulqizë por fatmirësisht pa viktima dhe të lënduar.
Një foristrade është futur në pedonalen e Bulqizës mbrapsht dhe me shpejtësi.
Si pasojë janë dëmtuar disa biznese që ishin të hapura në atë orë.
Sipas Policisë, automjeti drejtohej nga Elton Keta që është shoqëruar në Komisariat ndërsa po kryhen hetimet në vendngjarje.
Në këtë zonë ku ka ndodhur aksidenti është e ndaluar rreptësisht qarkullimi i automjeteve.