
DIBËR– Reshjet e shiut që kan përfshirë vendin tonë kanë shkaktuar probleme edhe në aksin Klos-Bulqizë.
Sipas burimeve për mediet, në segmentin e fshatit Plan i Bardhë ka pasur rënie të vazhdueshme të gurëve në asfalt duke vënë në rrezik jetën e përdoruesve të rrugës.
Firma mirëmbajtëse dërgoi një mjet për heqjen e gurëve por situata vijon të jetë problematike pasi ka rënie gurësh e dherash vazhdimisht.