
BULQIZË – Moti i paqëndrueshëm që ka përfshirë vendin tonë prej disa ditësh, ka shkaktuar probleme në disa zona.
Probleme janë paraqitur edhe në Bulqizë, ku mbrëmjen e djeshme ka pasur shkëputje të energjisë elektrike në ambientet e spitalit. Spitali ka qëndruar pa energji elektrike për disa orësh. Ndërkohë raportohet se ka pasur rrëshqitje dheu te rruga e Arbrit, me automjetet që kanë mbetur herë pas herë të bllokuara në rrugë.
Situata paraqitet tejet problematike në njësitë e thella të Dibrës si në Lurë, Ostren, Kalaja e Dodë.
Lura rezulton prej tre ditësh e bllokuar nga dëbora dhe nuk komunikon me bashkinë e Dibrës, por nga Rrësheni, për shkak se dëbora ka arritur deri në 50 cm.