
Foto ilustruese
DIBËR – Një aksident i dyfishtë ka ndodhur ditën e sotme në Rrugën e Arbrit.
Policia njofton se janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin J. A., 34 vjeç, me automjetin me drejtuese shtetasen D. M., 38 vjeçe.
Të dy drejtuesit e automjeteve kanë marrë lëndime trupore, e për këtë janë dërguar në spital ku po mbahen në kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i Policisë:
“Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 24.01.2023, në Rrugën e Arbrit, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin J. A., 34 vjeç, me automjetin me drejtuese shtetasen D. M., 38 vjeçe.
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar të dy drejtuesit e automjeteve dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.”- thuhet në njoftimin e policisë.