
KURBIN – Një aksident tragjik është regjistruar mbrëmjen e sotme në afërsi të Kryqëzimit të Fushë Kuqes në Kurbin.
Policia njofton se si pasojë e përplasjes së dy automjeteve, dy persona kanë përfunduar në spital, ndërkohë që ka ndërruar jetën një fëmijë 2-vjeçar.
Njoftimi i Policisë:
“Kurbin/Informacion paraprak
Rreth orës 18:00, në aksin rrugor dytësor Laç-Fushe Kuqe, në vendin e quajtur ” Kryqëzimi i Fushe Kuqes”, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin E. T. me automjetin me drejtues shtetasin A. R.
Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi A. R. dhe pasagjerja I. R. të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, si dhe ka ndërruar jetë fëmija i mitur 2 vjeç.
Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit”.