
TIRANË – Ministria e Shëndetësisë në vendin tonë ka publikuar pak më parë numrin e infektimeve me COVID-19 për 24 orët e fundit.
Nga njoftimi i bërë publik mësohet se sot janë kryer 471 testime, prej të cilëve kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 12 qytetarë.
Fatmirësisht sot nuk ka pasur asnjë viktimë nga koronavirusi. Lajmi i mirë është se janë shëruar edhe 14 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 329 432 që nga fillimi i pandemisë.
Aktualisht në vendin tonë rezultojnë pozitivë me koronavirus 157 persona.
Njoftimi i MSH:
24 Janar 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.
Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 471 testime, nga të cilët kanë rezultat pozitivë me COVID19, 12 qytetarë, në Bashkitë:
9 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Kavajë, Patos, Sarandë.
Janë 157 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 2 pacient. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
Janë shëruar 14 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,432 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika ( 24 Janar 2023)
Raste të reja ditore 12
Të shëruar në 24 orë 14
Të shtruar në spitale 2
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 471
Testime totale 2,028,409
Raste pozitive 333,185
Raste të shëruara 329,432
Raste Aktive 157
Humbje jete 3,596
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 121
Fier 17
Vlorë 8
Berat. 3
Gjirokastër. 2
Lezhë. 2
Korçë. 2
Shkodër 1
Durrës. 1