
TIRANË – Të tjera detaje janë zbuluar në lidhje me ngjarje e rëndë të ndodhur tre ditë më parë në një lokal në zonën e ish-bllokut në Tiranë.
Bëhet fjalë për plagosjen e 40-vjeçarit Eder Dorzi, i cili deri më tani u raportuar se kishte marrë 27 goditje me thikë në pjesë të ndryshme të trupit, e për këtë është dërguar në spitalin e Traumës, ku po mbahet nën kujdesin e mjekëve.
Sipas asaj që është transmetuar së fundmi, mësohet se kanë qenë dy autorët e plagosjes së të riut. Ata kanë hyrë në lokal dhe janë ulur në tavolinën e Dorzit, i cili ndodhej nën shoqërinë e një miku të tij.
Personat që tashmë janë shpallur në kërkim nga Policia, bëhet e ditur se i kanë kërkuar mikut të 40-vjeçarit një paketë me cigare, dhe pas këtij momenti kanë filluar që ta qëllojnë me thikë. Pas sulmit personat janë larguar me shpejtësi nga ambientet e lokalit, ndërkohë që Dorzi ka dalë i plagosur për të kërkuar ndihmë.
Ambulanca dhe policia janë njoftuar nga kalimtarët e rastit, ndërkohë në spital ai ka dëshmuar para një oficeri policie, ku ka treguar ngjarjen dhe edhe identitetin e personave që e sulmuan me thikë. Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë së lokalit ku ndodhi sulmi.
Lexo edhe: ‘Ngjara nuk u publikua për arsye hetimi’, Policia reagon për plagosjen ndaj 40-vjeçarit në ish-Bllok
Lexo edhe: Kush është 40-vjeçari që u sulmua 27 herë me thikë në ish-Bllok, emër i njohur për drejtësinë
Lexo edhe: E RËNDË/ Po pinte kafe në Bllok, 41-vjeçari qëllohet 27 herë me thikë nga dy persona (Video)