
TIRANË – Mark Nika xhaxhai i Aleks Nikës, njërit prej 4 dëshmorëve të atdheut që humbi jetën në datën 21 janar 2011 në protestë, ka dhënë së fundmi një deklaratë për mediet.
Ai ka folur për ‘Report TV’, ku ka treguar se ka pasur një takim me kreun e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani, të cili i ka kërkuar që çështjen e 21 janarit ta marrë në shqyrtim SPAK.
4 ditë më parë gazetari investigativ Artan Hoxha, publikoi një audiregjistrim, ku zbulohej se si garda e republikës qëlloi me urdhër ndaj protestuesve në Bulevardin Dëshmorët e Komit, duke vrarë 4 prej tyre e plagosur dhjetëra të tjerë.
Mark Nika tha sot se ka qenë ai që i ka dorëzuar gazetarit Hoxha audioregjistrim e publikuar. Ai shton se autdioregjistrim e ka në dorë që prej muajit korrik të 2022.
Më tej Nika pretendon se e ka të plotë audioregjistrimin, ndërkohë që sot nuk ia ka dorëzuar atë kreut të SPAK. Ai këmbëngul se nuk do ta dorëzojë audioregjistrimin nëse kjo çështje nuk i kalon SPAK, pasi nuk ka besim tek Prokuroria e Tiranës.
“E kemi që në korrik. Audion e plotë e kemi ne. S’kanë punë gazetarët dhe do ja dorëzojmë vetëm SPAK, se Tirana do na e deformojë. Nuk është kompetencë e SPAK pa tërheqë çështjen. Janë çështje të brendshme derisa të respektohen procedurat. Nuk ka qenë takimi për të dorëzuar audio-përgjimin. Kemi shkuar që SPAK të ndërhyjë, që çështjen ta tërheqin ata. Kemi kërkuar të pyeten ata që kanë dijeni për krimin.
Kasetën ja kemi dhënë ne gazetarit. Të merret vetëm nga SPAK-u. E kemi pasur që në fund të muajit korrik të 2022. Kujt t’ja japim ne atë! S’kemi besim te askush. Është e pamanipuluar ka përputhej zëri me veprimet objektive që janë kthyer në terren. Urdhri dhe qëllimi me automatik. Këto kërkojnë që çështjen ta mbyllin”, tha Mark Nika.
Në audio dëgjohen urdhrat e dhëna nga Garda e Republikës së Shqipërisë. Ndërsa dje, 23 janar, Porokuroria e Tiranës njoftoi se do të nisë hetimet për provat e reja të nxjerra nga Artan Hoxha. Pak ditë më parë u bënë 12 vite nga protesta e përgjakshme e 21 Janarit në bulevardin “Dëshmorë e Kombit” në Tiranë.
Nisi si një marshim paqësor, por përfundoi me 4 të vrarë. Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj u vranë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” gjatë protestave të opozitës në atë kohë, në 21 janar 2011. Edhe pse kanë kaluar 12 vite nga ajo ditë, familjarët thonë se ende nuk po shohin drejtësi për të afërmit e tyre.
Më 21 janar 2011, opozita e atëhershme, sot në qeveri protestoi para kryeministrisë.
Protesta degjeneroi në dhunë dhe përplasje ndërsa nga brenda kryeministrisë u hap zjarr duke sjelle dhe bilancin tragjik.