
Një aksident automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në Lezhë.
Nga informacionet mësohet se një furgon pasagjerësh ka rënë në përroin e Manatisë, por fatmirësisht nuk ka pasur të lëdnuar në njerëz. Shkak i ngjarjes dyshohet të ketë qenë një harresë e shoferit për të vendosur mjetin në frena.
Nga ana tjetër Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për nxjerrjen e tij nga uji.
Furgoni ka rënë në momentin që është parkuar në afërsi të tregut ku ndodhet edhe një parking i vogël ku qëndrojnë mjetet e transportit publik.