
TIRANË – Prime i ‘Big Brother Vip’ka një shikueshmëri të lartë nga audienca, pasi gjatë mbrëmjes së këtij reality-show, banorët mblidhen të gjithë bashkë për të biseduar ato që ndodhin gjatë ditëve të javës.
Mirëpo mbrëmjen e djeshme pas prime-t, Luizi nuk është ndjerë mirë duke shkuar dhe u shtrirë në krevat. Kiara shkoi aty ta pyeste se çfarë e shqetësonte, por Luizi thjesht i tha që nuk ndihet mirë.
Banorët i kanë shkuar afër dhe i kanë dhënë vëmendjen, ndër ta edhe Efi dhe Armaldo, me të cilin mbrëmë gjatë “prime” pati një debat. Edhe pse në një moment të tillë, Armaldo nuk ka nguruar të bëjë shaka duke thënë se nëse sëmuret Luizi, Big Brother do mbyllet. Ka qenë Kiara që u kujdes më së shumti për Luizin.
View this post on Instagram