
TIRANË – Kryeministri i vendit, Edi Rama po zhvillon sot një konferencë prezantimi me rreth 40 kompani dhe institucione, të cilat kanë shprehur interesat për investimin në portin tregtar të Porto Romanos në Durrës.
Në fjalën e tij, kreu i qeverisë tha se për Shqipërinë ky është një proces i shtrirë në kohë pasi vijmë nga një e shkuar që nuk ka qenë bujare me ne.
Rama: Në 3 dekada përpjekje për të ndërtuar një Shqipëri moderne, mund të themi se janë bërë shumë, por nga ana tjetër edhe nuk janë bërë. Ne jemi shumë të nderuar që ju kemi këtu, e kam këtu para listën e kompanive, të cilat kanë një shtrirje gjeografike mbresëlënëse.
40 kompani të gjitha të mbledhura këtu për të parë nga afër një projekt si ky i yni na mbushi me optimizën dhe me kënaqësi. Edhe pse në fund vetëm një kompani do fitojë dhe kjo do ndodhë si rezultat i një procesi që do t’iu bëjë të riktheheni në Shqipëri me shumë më tepër respekt.
Rama tha se për ta bërë Shqipërinë vendin që meritojnë fëmijët tanë, ka nevojë për partner që kanë tregur se çfarë janë të zotë të bëjnë.
Rama: Ju siguroj se do keni mundësi të ndiqni një prezantim dhe të përjetoni një eksperiencë unikale.