
BULQIZË – Pamjet e mëposhtme tregojnë vendin ku u regjistrua aksidenti i rëndë pasditen e sotme në Fushë-Bulqizë.
Një automjet ‘audi’ me targa ‘AB 051 ID’, ka dalë nga rruga e për pasojë i lënduar ka mbetur drejtuesi i tij shtetasi 25-vjeçar Ramadan Meta. Pas aksidentit ky i fundit u dërgua në spitalin e Bulqizës për të marrë ndihmën e parë shëndetësore, ndërkohë që ai mësohet se është në gjendje kritike për jetën.
Tashmë pritet mbërritja e një helikopteri, për dërgimin e tij në spitalin e traumës në kryeqytet. Aksidenti ndodhi konkretisht në aksin Bulqizë-Shupenzë, ndërkohë që në pamje duket automjeti i deformuar.
*Video: News24
Lexo më shumë lidhur me ngjarjen:
Lexo edhe: Aksidenti në Bulqizë, 25-vjeçari dërgohet në spital në gjendje të rëndë
Lexo edhe: I FUNDIT/ Aksident i rëndë në Bulqizë