
BULQIZË – Policia ka reaguar për aksidentin e ndodhur pasditen e sotme në aksin Fushë Bulqizë-Shupenzë.
Në njoftimin për medie, mësohet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:10, ku automjeti me të cilin po udhëtonte Ramadan Meta, ka dalë nga rruga duke përfunduar në anë të saj. Në njoftim thuhet se drejtuesi i automjetit tip ‘Audi’, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij.
I lënduari është fërguar fillimisht për të marrë ndihmën paraprake në spitalin e Bulqizës, ndërkohë që tashmë pritet mbërritja e një helikopteri për nisjen e tij drejt spitalit të Traumës në kryeqytet.
Njoftimi i Policisë:
Bulqizë/Informacion paraprak:
Rreth orës 16:10 në aksin rrugor Fushë Bulqizë-Shupenzë, shtetasi R.M., duke drejtuar automjetin tip “Audi”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë ka mbetur i lënduar drejtuesi i mjetit i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në spital. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Lexo më shumë lidhur me ngjarjen:
Lexo edhe: 25-vjeçari doli nga rruga me makinë, dalin pamjet nga aksidenti në Bulqizë (Emri)
Lexo edhe: Aksidenti në Bulqizë, 25-vjeçari dërgohet në spital në gjendje të rëndë
Lexo edhe: I FUNDIT/ Aksident i rëndë në Bulqizë