
BULQIZË – Detaje të reja janë zbuluar nga aksidenti i rëndë i ndodhur pasditen e sotme në aksin e rrugës Bulqizë-Shupunzë.
Një automjet tip ‘Audi’ ka dalë nga rruga e për pasojë një 25-vjeçar ka mbetur i lënduar rëndë. Bëhet fjalë për shtetasin Ramadan Meta, i cili është dërguar në spitalin e Bulqizës, ku po merr ndihmën e parë shëndetësore.
Gjendja e tij është e rëndë, dhe tashmë pritet transportimi i tij drejt Tiranës me helikopter.
Lexo edhe: I FUNDIT/ Aksident i rëndë në Bulqizë