
BULQIZË – Një aksident i rëndë u regjistrua pasditen e sotme në Bulqizë, në aksin rrugor Fushë Bulqizë-Shupenzë.
Nga informacionet që kemi përcjellë deri më tani, në aksident u përfshi një automjet tip ‘Audi’ me targa ‘AB 051 ID’, i cili drejtohej nga 22-vjeçari Ramadan Meta. Ky i fundit si pasojë e aksidentit mori lëndime të rënda trupore, dhe fillimisht u dërgua për ndihmë në spitalin e Bulqizës.
Më pas pritet që ai të niset drejt spitalit të Traumës në kryeqytet, ku do t’i nënshtrohet kujdesit të mjekëve. Sipas Policisë, aksidenti ndodhi pasi drejtuesi i automjetit humbi kontrollin mbi të, dukë përfunduar jashtë rrugës.
Njoftimi i Policisë:
Bulqizë/Informacion paraprak:
Rreth orës 16:10 në aksin rrugor Fushë Bulqizë-Shupenzë, shtetasi R.M., duke drejtuar automjetin tip “Audi”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë ka mbetur i lënduar drejtuesi i mjetit i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në spital. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
*Video: Report TV
Lexo më shumë lidhur me ngjarjen:
Lexo edhe: Aksidenti automobilistik në Bulqizë, reagon Policia
Lexo edhe: 25-vjeçari doli nga rruga me makinë, dalin pamjet nga aksidenti në Bulqizë (Emri)
Lexo edhe: Aksidenti në Bulqizë, 25-vjeçari dërgohet në spital në gjendje të rëndë
Lexo edhe: I FUNDIT/ Aksident i rëndë në Bulqizë