
SHKODËR – Diana Bahcja nëna lehonë nga Shkodra e cila u arrestua vetëm 8 ditë pas solli në jetë fëmijën e saj, ka folur sot për mediet.
Ajo u lirua dje me vendim të gjykatës, ndërkohë që është kthyer në shtëpi te i vogëli i saj. Për gazetarët ajo e ka përshkruar këtë eksperiencë si tronditëse, duke treguar se në qelitë e burgut vetëm ka qarë dhe ishte e ndarë nga gratë e tjera.
Gjithashtu ka theksuar se nuk kishte asnjë dijeni për dënimin ndaj saj. Sakaq, Bahçja ka thënë se pavaresisht se edhe në Drejtorine e Policise Shkodër edhe në kryeqytet kishte thënë që sapo kishte lindur askush nuk ka marre parasysh këtë fakt, duke treguar moskokçarje.
“Me zor kam ndejtur në burg, duke qarë ditë-natë. Djalin e gjeta shumë mirë. Ishte kujdesur burri dhe vjehrra. Kam pasur dhimbje trupi. Infermieret u kujdesën për mua aty. Më thanë që je e dënuar 1 muaj e 10 ditë, ata të Tiranës më thanë 1 muaj e 20 ditë. Kam ndejtur nja 3 orë në Shkodër dhe më thanë që do vij policia e Tiranës të të marrë.
Unë nuk kam qenë në djeni fare, as për gjobën, as për dënimin, thjesht ka ardhur ai zotëria këtu te shtëpia dhe më ka marrë.
Në burg kam ndejtur vetëm, nuk jam bashkuar me gratë e tjera. Kanë qenë momente shumë të vështira”, u shpreh ajo.
Lexo më shumë lidhur me ngjarjen:
Lexo edhe: U arrestua 8 ditë pasi lindjes së fëmijës, lirohet nga burgu nëna shkodrane
Lexo edhe: U arrestua 8 ditë pas lindjes, del para gjykatës nëna nga Shkodra
*Video: ABC News