
OHËR – Ka nisur pak minuta më parë takimi trepalësh në Ohër mes kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiç me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.
Fotot nga tavolina e përbashkët janë publikuar në rrjetet sociale, ku pritet të diskutohet për planin franko-gjerman.
Kryeministri Kurti në një deklarim të sotëm për media ka thënë se ende s’ka një dokument të finalizuar dhe pa e pasur një të tillë s’mund të ketë përfundim të bisedimeve e rrjedhimisht as marrëveshje.
Ndërkohë emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka thënë se s’janë të interesuar për nënshkrim të marrëveshjes sot, por për finalizim të marrëveshjes.
Kurti dhe Vuçiç fillimisht kanë zhvilluar takime të ndara me Borell dhe Lajcak. Të dy liderët janë takuar më 27 shkurt në Bruksel ku kishin rënë dakord për planin franko-gjerman.
Lexo më shumë lidhur me ngjarjen: