
OHËR – Kanë përfunduar pak më parë takimet e veçanta mes shefit të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, me kryeministrin Albin Kurti si dhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
Takimet janë zhvilluar në Maqedoninë e Veriut në Ohër. Tani pritet takimi trepalësh ndërmjet liderëve të Kosovës e Serbisë me përfaqësuesit e Bashkimit Europian.
Bashkë me Borrell është edhe i deleguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.
Shtetet më të rëndësishme perëndimore i kanë kërkuar të dy palëve që të arrijnë dakordësinë për planin evropian, madje për këtë kanë premtuar benefite politike e ekonomike për të dy palët.