
BERAT – Policia e Beratit ka reaguar në lidhje me dhunimin e mjekut të urgjencës të Spitalit Rajonal, nga ty persona.
Bëhet e ditur se janë shpallur në kërkim shtetasit me inicialet K. Sh., 22-vjeç, dhe E, N., 20-vjeç të dy me banim në Berat. Këta shtetas për motive të dobëta dhe me pretendimin se u kishte zënë rrugën nëpër shkallët e Spitalit Rajonal Berat, kanë goditur me grushta infermierin i cili ishte në shërbim shtetasin E.Sh.
Njoftimi i Policisë:
Berat
Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat, u referuan materialet hetimore në Prokurori dhe u shpallën në kërkim për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, kryer në bashkëpunim, shtetasit K.Sh., 22 vjeç dhe E.N., 20 vjeç, të dy banues në Berat, pasi për motive të dobëta dhe me pretendimin se u kishte zënë rrugën nëpër shkallët e Spitalit Rajonal Berat, kanë goditur me grushta infermierin i cili ishte në shërbim shtetasin E.Sh.
Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.
Lexo edhe: I preu rrugën, dy të rinj dhunojnë infermierin e Spitalit Rajonal Berat (Emri)