
TIRANË – Efektivi i RENEA-s Altin Morina, i cili u arrestua disa ditë më parë në zonën e Kordave të Diellit në Tiranë, ka dalë sot para gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë.
Ai u konstatua teksa lëvizte me një automjet tip ‘Audi’, brenda të cilit u konstatuan një shumë e madhe prej 113 mijë eurosh, të cilat ende nuk ka deklaruar se si i ka përfituar. Morina akuzohet për ‘shpërdorim detyre’ dhe ‘mosdeklarim parash’.
Sipas asaj që transmetohet në media, efektivi dyshohet se është i përfshirë në trafikun e drogës me grupet kriminale në Tiranë, Shkodër dhe Elbasan që merreshin me aktivitetin e heroinës dhe kokainës. Po ashtu ka dyshime të forta se ka lidhje edhe me grupin e të shumëkërkuarit Ervis Martinajt. Para disa ditësh është parë në praninë e një të afërmi të Martinajt ku e mbronte nga ndonjë atentat i mundshëm.
Vetëm 2 orë para se të arrestohej, efektivi i RENEA-s, Altin Morina dyshohet se ishte në Elbasan, ku ka dorëzuar shuma parash tek persona te skeduar.
Ndër të tjera mësohet se para se të prangosej është vëzhguar nga Forcat Operacionale se ndodhej në mjet me një zyrtar të lartë të një agjencie ligjzbatuese, identiteti i të cilit nuk bëhet publik nga hetuesit për shkak të sekretit hetimor dhe nuk dihet arsyeja pse efektivi nuk është ndaluar në momentin që ishte me të.
Lexo më shumë lidhur me ngjarjen:
Lexo edhe: Me 113 mijë euro në makinë, zbardhet dëshmia e efektivit të RENEA-së: Paratë i kam për hallet e mia
Lexo edhe: ‘Mbi 113 mijë euro në makinë’, Policia arreston ish-shefin e stërvitjes të repartit RENEA (Emri)
*Video: Report TV