
TIRANË – Partia Demokratike është regjistruar në zgjedhjet lokale të 14 majit.
Vendimi është marrë ditën e sotme në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Kreu i këtij institucioni Ilirjan Celibashi, batoi vendimin e KAS për të regjistruar PD-në në zgjedhje.
KAS vendosur që kryetar i PD-së do të jetë Enkelejd Alibeaj, si kryetar i komanduar. Ky vendim u kundërshtua nga përfaqësuesi i Partisë së Lirisë i cili tha se vendimi i KAS do të ankimohet dhe duhet pritur vendimi i Kolegjit.
Po ashtu, KQZ regjistroi sot në zgjedhje koalicionin ‘Bashkë Fitojmë’, me përfaqësues tre parti ‘Partia e Lirisë’, ‘Partia Demokristiane e Shqipërisë dhe Partia Bashkimi’ për të ‘Drejtat e Njeriut’. Ajo që vihet re është lënia jashtë e grupit të përfaqësuar nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Lexo edhe: KQZ regjistron në zgjedhje koalicionin “Bashkë Fitojmë”, lë jashtë grupimin e Berishës